Pasi u shpërnda me shpejtësi marramendëse, video e Safet Gjicit shkaktoi reagime pa fund në rrjetet sociale. Disa u neveritën nga pamjet, të tjerë u revoltuan për atë që ndodh në zyrat e shtetit.
Pati nga ata që ndjenë keqardhje për traumën familjare që pason raste të tilla, e ca të tjerë u intriguan nga pamjet e denja për një film me pullë të kuqe.
Kjo video e ish-kryebashkiakut Gjici nga kthen pas para 20 vitesh me historinë e Stelës vajza që përdorej nga police dhe prokuror të cilët shantashonin mëpa me video erotike biznesmenë dhe politikanë.
VoxNews risjell dhe njëherë këtë histori e cila duke e ngjashme ose aspak me skandalin ‘Gjici’, ku vajza me emrin Alma I ka bërë video ish-kryebashkiakut të Kukësit.
‘Stela’ sipas avokatit, Kujtim Cakrani në një emision pohon se policë i jepnin listën me emra Stelës, që më pas ti shantazhoni ku përfshiheshin biznesmenë dhe politikanë.
Ngjarje e ndodhur nëvitin 2005
Joana Dudushi, 17-vjeçe pranon se është bashkëpunëtore e Policisë së Shtetit, duke futur në burg njerëz të pafajshëm, për t’i marrë më pas paratë.
Denoncimi i rrallë u bë në “Fiks Fare”, ndërsa vajza e njohur me emrin “Stela”, ka pranuar publikisht në emision se ka qënë “spiune”, por jo me qëllimin e futjes në burg të të implikuarve, por të njerëzve të thjeshtë.
Ajo thotë se ka realizuar dy punë, kameriere në disa nga lokale si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dytë i ka sjellë mjaft të ardhura inspektorëve të policisë. Joana Dudushi, 17-vjece.
Vajza “spiune” tha se dinte edhe kodet e brendshme të oficerëve. Ajo deklaroi para kamerës se Genti Dervishi e ka kodin 54, gjë të cilin e vërtetoi edhe vetë shefi i Antitrafikut, ndërsa agjenti i tij, Marjoli, 54,12.
Rrëfimi i Stelës
“Historia ime nisi nga papjekuria. Më pëlqenin minifundet, diskot, ndërsa familjarët nuk më lejonin. Një ditë, në kohën që sapo kisha mbaruar klasën e tetë, xhaxhai më qëllon me pëllëmbë, pasi më kishte parë të veshur në mënyrë ekstravagante, me minifund”.
Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qëlluar, para shtëpisë së saj kalon Alket Tafo, një oficer i policisë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Vajza thotë se ai e kishte pyetur se përse po qante, ndërsa Joana u përgjigj se e kishte qëlluar xhaxhai.
Pas kësaj oficeri i kishte rekomanduar të futej brenda, të bëntë ca shenja të dukshme në trup dhe të shkonte në polici dhe të denonconte veprimin e xhaxhait. “Pas rekomandimit të oficerit shkova në shtëpi dhe godita fytyrën me unazë si dhe në të gjithë trupin”,- thotë vajza. Në dhomë mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi në komisariat dhe para oficerit të policisë Alket Bello, realizoi kallëzimin, ndërsa shefi Marjan Hasani urdhëron mjekun ligjor që të mundohej për të zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shndërroi në plagosje të lehtë.
Cfarë thoshte policia
Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut në Vlorë, deklaronte se vajza nuk ka qënë asnjëherë pjesë e policisë, dhe as spiune.
Ai tha se ajo është shoqëruar si prostitutë së bashku me shoqen e saj, Marsela Tufa. Veprimtarinë e Joanës e di edhe gjyshja e saj.
Para kamerave ajo tregoi se Alketi së bashku me disa policë të tjerë i kishin premtuar Joanës se do ta çonin në Akademinë e Policisë në Tiranë. “Ata e kane futur që të fuste në kurth njerëzit”, tha gjyshja.
Vrasja e Joana Dudushi e njohur si ‘Stela’
Derlin Dervishaj ka pohuar se e ka vrarë Jonanën me thikë, pas mesazheve bezdisëse dhe kërcënimeve të kësaj të fundit.
“Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time.
Nuk e ruajtja më qetësinë. I thashë të dashurës se do ta rregulloja njëherë e mirë këtë punë dhe u nisa në drejtim të kabinës, megjithëse ajo u mundua të më ndalonte”,- ka rrëfyer në polici Derlin Dervishaj.
Tek kabina e plazhit të vjetër kishte takuar Joanën, ku i kishte kërkuar që ta linte rehat.
“Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxora thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë. Nuk mbaj mend se sa”,-ka rrëfyer i akuzuari.
Më pas, ai ka shtuar se ka ecur në rërë përgjatë bregdetit, ka ngulur thikën fort në rënë, derisa nuk dukej më.
“Ika në shtëpi, ku u lava dhe u mundova të qetësohesha, por në mëngjes erdhi e më kërkoi një polic. Menjëherë e kuptova se gjithçka do të zbulohej”,-ka përfunduar i akuzuari për vrasjen e Joana Dudushit.
Historia e dashurisë
“Kam pasur lidhje intime me Joanën. Me të jam njohur vetëm në muajin nëntor dhe lidhja jonë zgjati 6 muaj. Historia jonë ka qenë normale, e jemi ndarë si njerëz, por që nga ai moment filloi stresi im”,-ka shtuar më pas, Derlin Dervishaj. Pas ndarjes nga Joana, 20-vjeçari ka njohur një vajzë tjetër, me të cilën është lidhur për qëllime serioze.
“Joana nuk më linte rehat. Më shkruante shpesh mesazhe e më bënte telefonata, duke më kërcënuar. Unë akuzohesha nga ajo se isha babai i të birit, Helionit, i cili ishte rreth 1 vjeç. Unë insistoja në të kundërtën, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të ishte e vërtetë, por ajo më kërkonte para për fëmijën”,-mësohet të ketë thënë Derlini.
Kjo gjendje ka zgjatur jo pak por muaj të tërë, derisa ditët e fundit, Joana ka shfrytëzuar një letër që ish-i dashuri i kishte shkruar. “Hiqmu qafe se do të zhduk ty, bashkë me fëmijën”,- i shkruaja unë e këtë letër ajo ma vinte përpara, duke më thënë se do të më denonconte”,-ka shtuar 20-vjeçari, duke pohuar se një tjetër arsye ishin edhe ofendimet me fjalët më banale.