Policia njofton se ka vënë në pranga 34-vjeçarin, Ensid Hasanllarin, shoferin që humbi kontrollin e mjetit më 16 qershor duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit Visar Meshi.

Aksident i rëndë u raportua në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku drejtuesi i mjetit  Ensid Hasanllari humbi kontrollin dhe përplasi makinën me bordurën.  Si pasojë, ndërroi jetë pasagjeri 35-vjeçar Visar Meshi.

Visar Meshi ishte pasagjer në makinën ‘BMW X5’ që doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë, duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Ndërsa dy personat e tjerë, me të cilët 35 vjeçari ndodhej në automjet, morën ndihmën mjekësore në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje i raportuar në Tiranë në 24 orët e fundit. Edhe ditën e djeshme, në zonën e TEG, një 33-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka përplasur për vdekje një të moshuar teksa ecte në rrugë. Blutë e Tiranës njoftojnë se kanë vënë në pranga 33-vjeçarin me iniciale K.L.,