Pika e Western Union në Unazë të re në është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë nga një autor ende i paidentifikuar. Gazetari Sokol Dema raporton se janë vjedhur rreth 30 mijë euro sipas punëtorit të Exhange-it.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës se Re në Tiranë. Autori i maskuar pas vjedhjes është larguar me biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.