Pamjet që shihni tregojnë grabitjen e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit, ku një person i maskuar dhe i armatosur vjedh një shumë të madhe parash.

Siç shihet nga video e siguruar të fiksuara nga kamerat e sigurisë, të siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar. Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.