Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Ka qenë ora 12:25 minuta kur një person/a ende të paidentifikura ka qëlluar me armë drejt 33-vjeçarit Tonin Ramaj  sapo ka dalë nga banesa e tij

Mësohet se Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve më pas autori është larguar në këmbë.

Burime bëjnë me dije se Tonin Ramaj (Hosaj) është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ende mbetet i paqartë motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa dyshohet se dy persona kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Mësohet të ditur se i plagosuri dhe autorët kanë qenë në të njëjtën tavolinë në lokal.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.