Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.

Gjici dhe 50-vjeçarja akuzohen për korrupsion për një tender për qentë e rrugëve. Ndaj Gjicit rëndon akuza për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv’, ndërsa për Almën ‘Korrupsioni aktiv’. SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Avokatja e 40-vjeçares tha për mediat se nuk duhet të ketë masë sigurie për Almën, pasi ajo ka një fëmijë të mitur 12-vjeç dhe nënën e sëmurë, dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.,

Ndërkohë, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, thuhet se 40-vjeçarja e kishte vendosur mekanizmin përgjues brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari, por ajo kishte arritur që të vendosë kamerën brenda gotës dhe filmoi të gjithë aktin seksual.

Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.