Për te tretën herë në gjykatën e posaçme dështon seanca për fillimin e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit. E pandehura Jonida Zeqo e cila hetohet në arrest shtëpie nuk është gjetur me banese.

Në këto kushte prokurori Klodian Braho kërkoi në gjykatë të shpallet në kërkim. Nderkohë sipas gjykatës Zeqo kishte dërguar një email në adresë të GJKKO ku deklaronte se ishte  në dijeni të procesit dhe kërkonte gjykim të shkurtuar.

Ky email nuk u mor parasysh nga gjykata e cila deklaroi se Zeqo i fshihet drejtesise.

Seanca u shty edhe per mungese te avokatit Ardian Leka që mbron Klodian Zoton . Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për të pandehurit deri ne seancen tjeter qe u la ne 5 maj.