Një atentat drejt një lokal në Don Bosko ka lënë të vdekur banakieren e lokalit, ndërsa janë plagosur 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Pronari i lokalit Fatjon Murati ka qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas arrestimit, ndërsa gjatë kontrollit ai nuk është gjetur në banesën e tij.

Ndërkohë, lokali drejt të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në “Don Bosko” në pronësi të Fatjon Muratit, rezulton të jetë i sekuestruar.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve me vlerë 5 mln euro, në pronësi të Fatjon Muratit, më 14 tetor 2022.

Murati rezultonte nën hetim që prej 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Nga të shtënat mbeti e vdekur banakierja e lokalit Mimoza Paja, 62 vjeçe, ndërsa 5 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një vajzë 10 vjeçe që u plagos nga ciflat e xhamave.

Në një njoftim zyrtar policia njoftoi se është qëlluar nga jashtë drejt lokalit, çka përcakton se kemi të bëjmë me një atentat ndërsa autorët apo objektivi ende nuk dihen.

Mes të plagosurve ndodhet edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati.