Një mjet tip ‘BMW’ me 3 automatikë në brendësi të tij është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Policia thotë se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur.

Gazeta Jonë siguroi edhe foton e viktimës, Mimoza Paja 58 vjeç e cila nuk ishte objektiv, por u vra gabimisht nga 3 breshëritë e automatikut mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh i ishte caktuar masa ‘arrest shtëpie’, gjë që ka vijuar me arratisjen e tij dyshohet drejt Turqisë.

Gjendet BMW-ja e djegur e autorëve me tre automatikë në Bubq! Si u lirua Fatjon Murati nga burgu, theu ‘arrestin e shtëpisë’ pak ditë para ngjarjes
Gjendet BMW-ja e djegur e autorëve me tre automatikë në Bubq! Si u lirua Fatjon Murati nga burgu, theu ‘arrestin e shtëpisë’ pak ditë para ngjarjes

Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen.

Prekës ka qenë mesazhi i djalit të Mimoza Pajës në rrjete sociale ku ka publikuar edhe foton e viktimës që mbeti e vrarë aksidentalisht nga atentati mafioz.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”-shkruan djali në rrjete sociale.

Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.

Kujtojmë se të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.

Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratit. Sidoqoftë kjo bar-kafe së bashku me pasuritë e tjera të 32-vjeçarit janë nën sekuestro pas arrestimit të tij në tetor të vitit të kaluar. Ai u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Marintaj.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. /Shqiptarja.com