Policia vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Forca të shumta policore dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkur në në orët e para të ditës së sotme në aksin Rinas-Fushë Krujë.

Disa furgona policie ndodhen në zonë që prej orës së parë të mëngjesit të sotëm, konkretisht bëhet me dije se janë mbi 6 furgonë të FNSH-së së Durrësit dhe Tiranës të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e aeroportit të Rinasit.

Por ende nuk dihet se kë po kërkojnë dhe cila është shënjestra e radhës.

Ky aksion vjen një ditë pas arrestimit të Ramazan Rrajës, i cili akuzohet për atentatit ndaj prokurorit Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Rraja u arrestua në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ku pak javë më parë kishte mbërritur në vendin tonë nga Dubai. Burime bëjnë me dije se struktura antikorrupsion, ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri e për këtë është urdhëruar që ai të mbahet nën vëzhgim, deri në momemtin kur u vu në pranga.

Mësohet se Rraja, është kapur tek Ura e Gjolës ku ka qenë i vetëm në rrugë pa drita. Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër. Në atë moment ai është kapur në befasi ku policia ka ndërhyrë duke bërë të mundu arrestimin.