Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë.

Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave të shpallur në kërkim ose te atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Ne fokus te kontrolleve janë kryesisht mjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.