Personi që shihini në foto është, Adri Ibrahimaj, burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Adri Ibrahimaj në mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, pesë muaj më parë vendosi t’i zinte pritë te “Pazari i Ri” ish- drejtorin e Përgjithsshëm të Agjencisë së Trajtimit të KrediveEri Koshaj dhe ta qëllonte disa herë me thikë.

Burri i ministres sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”.

Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës.

Adri Ibrahimaj, burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj

Burri i ministrea është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS.

Ngjarja është tentuar të fshihet dhe Eri Koshaj është kërcënuar që të mbyllë gojën.

Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete.