Kreu i Partisë së Lirisë e ka nisur me “sherr” dhe i nervozuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Pasi iu dha dorën anëtarëve që ishin jashtë ai debatoi me një nga bashkëpunëtorët, ndërsa nuk munguan as ironitë me të pranishmit.

Pjesë nga doiskutimi:

Ilir Meta: Hajde shpejto, shpejto. U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Ilir Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin. Rinia e plakur, hajde.

Ilir Meta: Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ajo “thumboi”, Metën dhe deklaroi se është një gladiatore me taka ndërsa iu shmang pyetjes nëse do krijojë fraksione në PL.

Monika Kryemadhi: Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për shoë, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja. Ka ardhur koha që politika për Kryemadhin janë; Bora, Besi dhe Era. Kam qenë gladiatorë. Tani nuk dua të luftoj më dhe të bëj shfaqje, por do të shohë. Çfarë sjell ora, nuk sjell minutë