Ish Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren nga SPAK.

Sipas gazetares së kronikës Anila Hoxha, SHBA dhe Qipro kanë sjellë letërporositë për çështjen e lobimit dhe menjëherë pas disponimit dhe këqyrjes së materialeve, SPAK do të thërrasë në zyrat e tij ish Presidentin.

Deri në dhjetor do të kemi të dhëna të bujshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer një përgjigje për letërporositë e çështjes së lotimit, për të cilën po hetohet ish Presidenti Ilir Meta. Janë kthyer përgjigje edhe nga Qipro për këtë çështje, por që SPAK ka kërkuar përgjigje shtesë për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një shtetas grek, një emër shumë i njohur. Po priten letër porosi edhe sa i takon zonjës Monika Kryemadhi. Për njërën prej çështjeve, që ka të dhëna të plota, SPAK më deklaroi në verë,  që menjëherë pasi të disponohen dhe të këqyren këto shkresa është vendosur të pyetet Ilir Meta. Kjo është strategjia që po përdor SPAK: Do të pyeten personat e hetuar, pasi të disponohen të dhëna të tjera shtesë që përftohen nga dokumentet e sekuestruara”, tha Anila Hoxha.