Samir Mane 5 orë në SPAK , trondit gazetari: I thirrur për vrasjen e një personi me rrezikshmëri të lartë kriminale

Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e MCN Live ka dhënë lajmin se biznesmeni i njohur Samir Mane është paraqitur sot në SPAK për të cilin u shpreh se ka qëndruar aty për rreth 5 orë.

https://youtu.be/B71dXNEWDjo

Ai tha se është koah që të fklasë SPAK me prova dhe gazetarët investigativ në terren të na sjellin nga ajo që ndodh brenda mureve të drejtësisë. Sipas tij, Mane po hetohet për një ngjarje shumë të rëndë që lidhet me një vrasje.

 

https://gazetajone.com/samir-mane-5-ore-ne-spak-prangat-gati-skandali-me-ahmetaj-dhe-gllaberimi-i-pasurise-publike-gazetari-zbardh-detajet/

“Po merremi shumë me axhendat ditore. Ka një spektër të gjerë të SPAK jo vetëm në politikë, jo vetëm në qeveri por dhe në opozitë. SPAK po heton dhe rreth kryeministrit Rama, është një spektër i gjerë hetimor, dhe hetimi ndaj Samir Manes, por se di pse nuk është raportuar kur ai është një nga biznesmenët më të mëdhenj.

Këtë e dimë nga burime të brendshme të prokurorisë që Mane është për herë të dytë në SPAK. Unë di që SPAK po heton çdo person të mundshëm, madje po mendoj se ka një mbingarkesë dhe po hetohet për një ngjarje shumë të rëndë dhe është pyetur për një ngjarje të rëndë. Se çfarë do thotë prokuroria në lidhje me këtë gjë se di sepse është detyrë e prokurorëve. Është rasti për një vrasje kanë një limit se deri ku mund të shkosh, di që është e sigurt që Mane është thirrur në cilësinë e një personi për dëshminë në një vrasje se cili është kush është dhe çfarë i takon prokurorisë të na e thotë, nëse jo do na duhet të investigojmë.

Samir Mane 5 orë në SPAK , gazetari: I thirrur për vrasjen e një personi me rrezikshmëri të lartë kriminale
Samir Mane 5 orë në SPAK , gazetari: I thirrur për vrasjen e një personi me rrezikshmëri të lartë kriminale

Mua më bën çudi që këtu për çfarë nuk flitet dhe kur është rasti për biznesmenin më të rëndësishëm nuk flitet. Kjo bën çudi, unë jam gazetar mora një informacion dhe e thash. Flitet në mënyre banale, nëse ka diçka për tu thënë le të thuhet. Ka diçka që më kërcet në këtë historinë tonë të trajtimit të lajmit, nuk mund të jetë me qepje goje, ose do flasim për të gjithë ose fare”, tha gazetari.

Më tej ai shtoi se ngjarja për të cilën është thirrur është shumë e rëndësishme dhe nuk e di pse nuk flitet askund, dhe është hera e dytë që ai është thirrur në SPAK, prandaj sipas Dyrnjasë, bën mirë që SPAK të mos e kundërshtojë por të japë informacion.

“Telefonat që janë dekriptuar po nxjerrin informacione të llahtarshme. Dhe kjo është një gjë për fat e mirë, dhe më vjen keq për diçka që SPAK është në një presion të vështirë se po përballet me pesha të rënda se nuk është e lehtë të përballesh me Berishën, Metën, Samir Manen, janë të pushtetshëm, prandaj SPAK është në një provë shumë të madhe. Është raport shumë delikat, por një gjë është e rëndësishme që nëse flasim, duhet të flasim për të gjithë.

Me këtë çështje që ne po flasim, gojët janë qepur me dashje, ose me qëllim. Mendoj se nuk e di, dhe shpresoj që gazetarët tanë kurajozë këtu në MCN të zbërthejnë më shumë, unë dhashë filizin e parë. Kam dhe informacione të tjera, por jam i kushtëzuar të mos i them për arsye hetimi. Ngjarjet nuk duhen mbuluar me kapak.

Për dijenë që kam eshte thirrur për një ngjarje të rëndë kriminale të lidhur me një person me rrezikshmëri të lartë kriminal. Deri tani këto janë të dhënat, ka qëndruar rreth 5 orë në SPAK dhe kjo të lë të kuptosh se historia nuk është aq e thjeshtë, por se çfarë do ndodhë mbetet për tu parë. Ngjarja lidhet me ngjarje të ditëve të fundit. Sot është SPAK ai që duhet të informojë”, tha Dyrnjaja.