Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar ditën e djeshme skandalin seksual ku u përfshi ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Ai u shpreh në një studio televizive, se tashmë SPAK mund të skanojë pasurinë e Gjicit duke qenë se ndaj tij rëndon akuza për korrupsion.

Cakrani theksoi se në Shqipëri ka grupe kriminale që shantazhojnë individë të ndryshëm me anë të videove kompromentuese në këmbim të shumave monetare.

Në Shqipëri ka grupe kriminale që shantazhojnë persona të ndryshëm me anë të videove kompromentuese. Grupet kriminale janë në veprim dhe janë në aksion çdo ditë në këtë vend. Prokuroria e ka arrestuar Gjicin vetëm për korrupsion pasiv.

Bashkia do hetohet, madje do hetohet edhe pasuria e tij sepse është në detyrimin e prokurorisë që të skanojë një person që akuzohet për korrupsion. Pasuria e tij do të skanohet e gjitha. Duke marrë parasysh edhe ILDKPI, kështu që do skanohet e gjithë pasuria e tij”, deklaroi ai.