Zengjini i ri Nadir Causholli blen Ferrari 500 mijë euro, kurse tiranasit plasen si sardelet në autobusët e Unazës ose hidhen në Lanë
Arroganca e oligarkëve dhe hajdutëve të fondeve publike në Shqipëri ka arritur në nivele absurdi ku ata tashmë nuk kanë asnjë drojë që të tallen publikisht me shqiptarët e gjorë duke reklamuar luksin me jahte, vila apo makina luksoze, të cilat në një pjesë të mirë të rasteve janë vënë përmes formave korruptive me para publike.
Personazhi kontravers i ilaçeve Nadir Çausholli, i dënuar me burg nga gjykatat shqiptare për mashtrim me fondet për rimbursimin ka blerë sëfundmi një makinë luksoze tip Ferrari, të cilën e reklamon edhe në rrjetin e tij social Facebook si një tregues i suksesit të tij në jetë.
Makina tip Ferrari SF90 Stradale e blerë nga Causholli “fringo e re” ka një çmim fillestar rreth 500 mijë euro pa përfshirë taksat për zhdoganimin dhe futjen në qarkullim në Shqipëri.
Përveç tregut të ilaçeve Çausholli është përfshirë edhe në tregun e transportit publik në Tiranë duke shënuar rekorde negative dita ditës.
Autobusët që bien në Lanë apo që përplasin makinat në mes të kryeqytetit janë pikërisht të tijtë. Causholli ka linjën e Unazës dhe dihet shumë mirë se si shërbehet atje.
Në kushtet kur temperaturat janë 40 gradë në Tiranë dhe qytetarët transportohen si sardele në autobusë ka kondicionerë, Causholli nuk ka drojë t’u tregojë kryeqytetasve që ka blerë makinë 500 mijë euro!
Çdo i pasur i fisshëm, edhe ata me origjinë nga vendi ku prodhohet Ferrari ku do të vejë të ndenjurat Causholli i CFO Pharma, përpiqen që të tregohen modest me pasurinë e tyre të vënë në rrugë të ndershme, por diçka e tillë nuk vlen në Shqipëri, ku zengjinët e rinj me para nga taksat e shqiptarëve, përpiqen dita ditës që ta vënë ne dukje pasurinë e tyre pavarësisht se të gjithë e dinë si e kanë vënë atë.
Pamjet pas hekurave pas arrestimit për mashtrim me ilaçet janë ato që nuk do t’i shqiten Caushollit edhe nëse blen raketë për në Hënë dhe t’u shesë mend shqiptarëve që hidhen në Lanë nga autobusët e tij pa kondicionerë dhe asnjë kusht minimal shërbimi! /Gazeta Jone