Gruaja që u përfshi në video-skandalin seksual të Safet Gjicit në zyrat e Bashkisë Kukës, Alma K. ka përfunduar dëshminë para Prokurorisë së Posaçme.
Prej 8 orësh Alma K. është marrë në pyetje nga prokurorët, ndërkohë që vetëm para pak minutash ajo ka dalë nga ambientet e SPAK.
Ndërkohë që ditën e djeshme është marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici.
Safet Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin, përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.