Ylli Manjani është skeptik se veprimet e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, i hapin rrugë një arrestimi të mundshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ish-ministri i Drejtësisë shprehet se Veliaj mund të shpëtojë nga akuzat penale që mund të adresohen te persona të tjerë.

Në një postim në FB, ai shkruan:

Mos u nxitoni të dilni në konkluzion se e hëngri edhe Veliaj, pse SPAK sekuestron vendgrumbullimin e mbetjeve të Tiranës.

E mbani mend si tha shoku Ramiz në 90-ën?

Daleni djema, daleni! Se nuk i dini ju këto….

Nuk është se i di edhe unë, por mund të pikas dy emra VIP që në mënyrë alternative nga Erioni, mund t’i ngecet edhe Tirana….

Kjo është dilema reale, kush do e hajë, Erioni apo ndonjë nga ata që e kanë ngrënë më parë?!

Prisni edhe pak…

Më tej, shton:

Meqë ra fjala, sekuestrimi të paktën zgjidh këtë shqetësimin publik që jepen para buxheti tek privati për djegie mbetjesh që nuk ndodh.

Të paktën paret që jep buxheti do ti menaxhojë në administrator i shtetit.

Pagesat nuk do ndërpriten, por të paktën do shkojnë nga shteti në shtet….