Anëtarët e familjes Kaçi janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, pasi u dhunuan nga shoferi i kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Pjetër Kaçi u dhunua barbarisht nga punonjësi i Gardës Martin Nikolla dhe vëllai i tij Alfred Nikolla, të dy tashmë të arrestuar nga policia. Sherri dyshohet se nisi pas konfliktit për pronën, ndërsa Martin Nikolla qëlloi me pistoletë në ajër.

Ai u shkarkua nga Garda dhe u vu në prangat e policisë. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij në polici, sherri nisi nga pala tjetër dhe ai qëlloi në ajër për t’i ndarë.

“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte.