Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare TEG, shtetasi Mikel Luarasi, 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njofton Policia e Tiranës. Ai është gjetur nga kolegët e tij në vendin e punës, të cilët njoftuan policinë.