Euro e ka nisur gushtin me nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë kohore.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 101.84 lekë.

Në shitje euro o këmbehet me 102.35 lekë, ndërsa po blihet me 101.35 lekë.

Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore si dollari apo paundi.