Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e prostitutës 32-vjeçare, Luljeta Preza e cila u gjet pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit në Durrës paraditen e së mërkurës (2 Gusht).

Gazetarja tregon se streha e Luljeta Prezës ishte në një copë kartoni, e shtruar mes dheut, dhe se kohët e fundit 32-vjeçarja, lëvizte kemba doras pasi, sipas viktimës, e kishin përplasur me makinë.

“Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e me shumë derisa i shoi cdo gjë njerezore”, shkruan Anila Hoxha, duke shtuar “atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve”.

Gazetarja tregon se ajo u godit me dy thika në brinjë, “ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste”.

Postimi i Anila Hoxhës

Luljeta Preza!

32 vjece. Me nje jete te tmerrshme.
E vetmja pasuri e saj , trupi. Qe ja blinin poshte ures se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Nje cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyreve qe muajt e fundit po e linin. Levizte kemba-doras se fundmi, me shume zvarritej se sa ngulte kembet. Thoshte që e kishin përplasur me makine. Nuk shkoi kurre ne spital. Njehere vodhi portofolin e njerit prej klienteve, u be zhurme e madhe.