Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri duket se ka qenë i lidhur kryekëput me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, shumë prej të cilëve tashmë të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Sipas zbërthimit të komunikimeve nga aplikacioni SKY ECC, Bistri ka patur miqësi të ngushtë me Gjokën, i njohur si i forti i Velipojës i cili ka planifikuar urdhëruar dhe paguar vrasje të disa kundërshtarëve së bashku me Bajrat, Ervis Martinajn, Astmer Bilalin dhe persona të tjerë.
Ish-shefi i Operacionales, Bistri, sipas bisedave në aplikacion me Gjokën, e ndihmonte këtë të fundit të shmangte kontrollet policore në kazinot e tij, kur ato operonin në të zezë. Ai madje në një moment pranon se për informacionet që i jepte Gjokës, merrte 1500 euro, para që thotë “s’e ngrinin”, pasi e bënte miqësisht.
Në një bisedë, Bistri e informon gjokën për një aksion që do të kryhej ditën e nesërme, dhe i thotë të mos e hapë biznesin dhe të qëndrojë brenda.
“Tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri ne qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjell emrat dhe vëndet. Dr tha, do e heq piken nga lista. Jo. E din Rebua vete ska nevojë”, i thotë Bistri biznesmenit Gjoka.
Pjesë nga dosja:
Lidhur me episodin e shperdorimit t? detyrès dhe nxjerrja e sekretit hetimor nga punonjësi i policise Oltian Bistri.
Per interesa të dokumentimit të ketij episodi jane analizuar aktet e dèrguara nga autoritetet franceze te drejtësiëe qe ju përkasin komunikimeve te SkyEÇ, te disa prej personave nën hetim.
Referuar bisedave t? realizuara nga perdoruesit e SkyEÇ ne periudhen kohore nga data 25.11.2019 deri Me date 28.04.2020 ndërmjet shtetasve Pellumb Gjoka “7142D9” dhe Oltian Bistri “DB7EDI” dyshohet se shtetasi Pellumb Gjoka zhvillon aktivitetin e lojërave te fatit ne kundërshtim me ligjin dhe shtetasi Oltian Bistri i krijon lehtësira duke perdorur mundesite qe i ofron pozicioni i punës si Shefi i Komisariatit te Policise Nr 2 Tirane.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se:
Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike.
Më date 06.12.2019 ora 18.51 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, sbèhet ajo, ai qe pieta, ca ti them une. I thash do marrësh kafen. Se i kane vajt shume e i thone olti i mban ne mes të Tr. Se une i qija motrën.
Me date 07.12.2019 ora 20.18 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, kane hap një hetim per një tavoline ata, jo për mua, por mos e bej muhabet. Ai që më pyète. Per një tavoline tjetër kan hap hetim për ca police që vajtën me kamer ndez edhe thane ska tavoline. Po hë. Beni. Se mua me ruajne karin shkb dhe kush e ka bërë shkb.
Me date 08.12.2019 ora 19.06 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, me tha dhe një tjetër pèr ate hetimin. Kujt mo. Apo tja jap atij te gjitha. E kane bere nga ëendra po ka gje. Eshte jashte llogjike. Eshte njelloj te ta bej une ty hetimin. Po mbase sju ka marre koka ere. Se ka vëzhgimin tonë.
Me date 11.12.2019 ora 03.06 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, ka frike rebaniu, se i paskan thëne për kete rastin dhe eshte tremb… .
Ne orën 03.20 Oltian Bistri shkruan, ik fli tani, apo ke punëtore brënda? Kush eshte klienti me i forte? I ke marre ndonje taivanit? Ty te duhen me lek, jo ata qe si lene andej. Ata që si lëne jane te mbaruar. Prit nje herë te mbaroje aksioni. Une e bera per ty këte se sme ngrene ato 1500 euro qe marr. Se vec per ty e lash. Eshte muhabet vk. Edhe per ane morale me tepèr. Se vetm stres. Vetëm keto sa bejne, ti lutem rebos, aman. Ai leket do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frike.
Me date 28.12.2019 ora 16.41 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Rebo shume i trembur. Pa roje te dera ta flas, me roje aty, jo.
Me date 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Ka qene qetesi kaq kohë. Sot nga 7, pati nia dy tel, ka kazino, rulet eti. Por ska problem se i thash cunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gje.
Me date 31.01.2020 ora 17.59 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, sdo as Ardi se i thash. Bile dhe per këte me cau karin. I thash e le punën e se heq se i kam dhen llafin.
Me date 18.02.2020 ora 11.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Neser mos e hap. Keto dy tre dite. Mos i thuaj neri. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja ne zonen time. Te lutem mos e diskuto me asnje se me prish pune shume. Po mora vesh që do të vijne aty tek ty do te them vete. Mire eshtë mos të jete hapur.
Me date 19.02.2020 ora 22.34 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Nesër ne darke mbylle, ose me saktë nesër ne darke do bëhen kontrollet.
Me date 20.02.2020 ora 00.00 shtetasi Pllumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, E di, por tani takova te madhin edhe me tha e shtyme per neser ne darke ndaj.
Ne orën 19.25 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, tani do filloj per pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri ne qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjell emrat dhe vëndet. Dr tha, do e heq piken nga lista. Jo. E din Rebua vete ska nevojë.
Nga ana e policise gjyqësore me date 19.07.2023 ështe realizuar kqyrja dhe marrja e dokumenteve dhe konkretisht kopje e njehsuar me origjinalin e Planit Operacional “FATI I LOJRAVE” me nr 140/3 Prot date 20.02.2020 i miratuar nga Drejtori i Policise pranë DVP Tirane Rebani Jaupi. Ky plan operacional ka si objekt goditjen e aktivitetit kriminal te “Organizimi i Ilotarive dhe basteve sportive pa leje, vënia ne dispozicion i lokaleve për lojra fati, fshehje e te ardhurave dhe pastrimi i produkteve te veprës penale”. Dokumenti i kqyrur ka te përcaktuar ne faqen e parë nivelin e klasifikimit “*Sekret” te percaktuar nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane. Me konkretisht ne aneksin (Mekanizmi i veprimit dhe ndërhyrja ne terren) shpjegohet qe ne territorin e komisariatit te policise nr 2 dhe nr 6 Tirane janë planifikuar te kontrollohen gjithsej 49 subjekte.
Më date 22.02.2020 ora 17.03 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, hape vk, mos lërë roje jashtë. Shumë rëndesi i dhane operacionit. Jo se kto dite vazhdon prap operacioni ndaj lëre larg.
Me date 23.02.2020 ora 22.40 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, O vlla keq puna me keto. Me thirren lart, se mbajme dot piken aty. A tju qish ropt ketyre. Se di. Me duket se eshte interesuar Leshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që s’te ndjek njeri dhe eja lart tek fshati sos pll brigadave te hoteli i Gaz Brahja.
Me date 27.02.2020 ora 22.27 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i dërgon fotografinë e një personi dhe e pyet, E njeh kete? I ka dal urdhëri per paketim, por mos i thuaj njeriu ta dish për vete. Se mendova se e ke shok ndaj ta thash. Qendra e kërkon.
11.1 Me shkresën Nr.8582 datë 15.06.2023 i eshte kërkuar Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit identifikimi i personit që ndodhet ne foton e derguar midis DB7ED1 dhe 7142D9 te cili i referohen se ka dalë urdhri i ndalimit. Ne përgjigje te shkreses se organit procedues, me shkresën Nr. 1 1. Prot date 21.06.2023, Drejtoria e Pergjithshme e Policise së Shteti bën me dije se personi ne foto ështe shtetasi Ali.M.Hysa i shpallur ne kerkim me date 28.02.2020 nga DVP Shkodër ne baze te urdhrit te Prokurorisë Permet.
Ne orën 22.54 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, ca te thot ai. Se di ca do bejne këta motërqirat. Urdhëri eshte te godasin ty dhe mua bashke. Duan foto te te dyve bashke. Po te pyeten thuaj se njoh. Jane legena o vlla, se ke idenë. Thuaj se njoh fare ate, bile me shaj.
Me date 10.03.2020 ora 04.35 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, jam jasht, me leje ca ditë.
Me date 25.03.2020 ora 14.52 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shruan, …Rebo sdo, ka frikë. Jane dy zv, për kë thua? Po ai ska pune.
Sa më sipër, dyshohet se shtetasi Oltian Bistri me veprimet/mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën si dhe ka nxjerre sekretin hetimor duke dhene informacionin e disponuar për shkak të detyres se tij.