Reperi kontraversh Kanye West është parë me të dashurën e tij Bianca Censori të kalojë disa ditë pushime në Toskana të Italisë.
Por ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e italianëve është veshja e Bianca-s.
Kanye është shfaqur me rroba të zeza, këpucë, xhaketë, pantallona dhe një çantë. Por në kontrast me të, bukuroshja australiane ka treguar më shumë se ç’duhet.
Çifti shoqërohej nga një shoqe e Bianca-s e cila në fakt i ngjan shumë ish-gruas së Kanye, Kim Kardashian.
Veshja transparente e Biancas ka revoltuar mjaft italianë. Në rrjetet sociale ata kanë vërshuar duke komentuar fotot e çiftit duke thënë se “nuk kanë respekt për vendin”. Dikush tjetër shkruan “Italia s’ka nevojë për këto plehra”, ndërsa një tjetër e quan “vulgare”, dhe “pa shije”.