Ylli Manjani 
Për shkaqe profesionale nuk jam e as mbështes arrestime për show. Ligji bolshevik i arrestimeve nuk ndihmon por e shkatërron drejtësinë.

Pa asnjë dyshim është kështu. Dhe nuk do rresht së artikuluari këtë gjë.

Mirëpo nëse arrestohet Lefteri dy herë, Arbeni që ska lidhje direkte kërkohet të arrestohet familjarisht dhe një mori zyrtarësh janë harruar në paraburgim, për të njëjtjat arësye dhe për barazi para ligjit, Erion Veliaj duhet të jetë nën arrest gjithashtu.

Minimalisht ka përvetësuar detyrat ligjore të Këshillit Bashkiak dhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Ka marrë vendim të shpenzojë 100 milionë Euro që nuk i ka patur në buxhetin e bashkisë.

Madje Erioni duke qenë në detyrë rrezikon seriozisht dëmtimin e hetimeve. Ai i ka të gjitha mundësitë të fshehë prova dhe të dëmtojë hetimin, duke qenë aktiv në detyrë, duke administruar arkiva dhe interesa. Shto këtu edhe manipulimin e pëeditshëm të opinionit publik.

Asnjë nga të arrestuarit e derisotëm nuk është më i rrezikshëm se Erion Veliaj.

E përsëris nëse duan ta zbatojnë praktikën e arrestimeve siç e zbatojnë për të tjerët, Erioni ska pse të bëjë përjashtim. Përjashtimi i tij nga hetimi dhe arresti vendos nën akuzë drejtësinë për trajtim të pabarabartë.

Kaq.