Një vdekje e pazakontë është shënuar gjatë fluturimit brenda një avioni që ishte nisur nga Florida për në Kili.
Mediat amerikane shkruajnë se një prej pilotëve ka vdekur papritur, dhe avionit i është dashur të bëjë ulje emergjente në Panama.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni u nis në orën 21:40 nga Majemi dhe u ul tre orë më pas në aeroportin ndërkombëtar Tocumel të Panamasë.
Kompania njoftoi se pas uljes së avionit, ekuipazhi u mundua ta rikthente në jetë pilotin e “Boeing 787” por pa sukses.
Kompania ajrore LATAM thotë se është e trishtuar nga ngjarja dhe i shpreh ngushëllimet familjes së pilotit, duke e falënderuar për 25 vite shërbim.