Kreu i PD-së, Sali Berisha, duke se këtë fundjavë ka zgjedhur të relaksohet në Kosovë dhe të shijojë bukuritë natyrore të Rugovës.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto nga Bjeshkët e Namuna në Rugovë. Lideri demokrat shfaqet krah bashkëshortes Liri Berisha dhe mbesës së tij, Dalilës, vajza e Argitës.

Berisha shkruan se mendja e tij fluturon çdo ditë në këto bjeshkë të cilat i cilëson të bekuara.

‘Miq, ju përshëndes me këtë foto nga Bjeshkët e bekuara, Rugovë, ku çdo ditë fluturon mendja ime! Sb”, shkruan kreu i PD.