Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa, ka pësuar një aksident automobilistik që mund të kishte rezultuar tragjik.
“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Ajo postoi edhe dy foto. Në një prej tyre shihej në spital pas aksidentit dhe dy foto të makinës së përplasur. Aksidenti ka ndodhur në Malin e Zi, ku duket se këngëtarja ka qenë për pushime siç bën zakonisht.
Postimi i saj ka ngjallur reagime dhe Enisa është detyruar të bëjë edhe një sqarim tjetër.
Ajo shkruan:
“Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi u shkatërrua. Nuk kam foto në ambulancë, ku isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë as armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë”.