Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me 5 lekë për litër, për të katërtën herë radhazi brenda pak javësh.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 21 lekë për litër (katër herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollarë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve, raporton ‘Monitor’.