Zbardhen detaje nga ngjarja e një nate më parë në Vaun e Dejës.
Ngjarja është regjistruar në fshatin e Dejës, të bashkisë Vau Dejës, në banesën e 21 vjeçares e cila ka qenë e vetme në banesë.
68 vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj 21 vjeçares dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.
21 vjeçarja mësohet se ka qenë e vetme në banesë dhe në këto kushte 68 vjeçari i ka shkuar në banesë.
Ajo ka pranuar autorësinë e plagosjes në policinë e Shkodrës, ku ka rrëfyer edhe ngjarjen.
68 vjeçari , mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.