Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e aleatit më të fortë të Lulzim Bashës dhe ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit e ka justifikuar mosprezencen e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm të PD-së?

Sipas Neës24, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-së se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-ën, ai do të dorëhiqej.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet të miratohen, nuk ka asnjë dispozitë që të detyrojë Kryetarin e PD-së të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme. Pyetja qe shtrohet është: Enkelejd Alibeaj mungon në këtë aktivitet te Kuvendit Kombëtar pasi vërtetë është jashtë vendit i impenjuar për partine, apo është i zemëruar se pse kërkesa e tij nuk është marrë parasysh? Mbetet për t’u parë nëse Alibeaj a do i shkelë parimet e tij, konkretisht për vendosjen e diapozitës për dorëheqjen e kryetarit, apo nuk do i pranojë ato.