Është mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike me praninë e 18 deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha.
Mbledhja ka nisur në orën 20:00, dhe vjen një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore duke i hapur rrugë edhe ndryshimeve në kupolën drejtuese të PD-së.
Një prej këtyre ndryshimeve parashikon që kryetari i PD-së, në këtë rast Lulzim Basha, do jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar, sa kohë që partia është në opozitë. Në këtë mënyrë largohet deputeti Gazment Bardhi, i cili kohët e fundit ka dalë publikisht kundër Bashës.
Pjesëmarrja në Kryesinë e PD:
1.Lulzim Basha
2.Arbi Agalliu
3.Mirela Karabina
4.Taulant Zeneli
5.Endri Hasa
6.Kreshnik Collaku
7.Roland Bejko
8.Gentian Gaba
9.Fitim Zekthi
10.Indrit Sefa
11.Gazmend Koduzi
12.Xhemal Gjunkshi
13.Taulanda Jupi
14.Orjola Pampuri
15.Agron Kapllanaj (I pranishëm online)
16.Jemin Gjana (I pranishëm online)
17.Merita Bakiu (E pranishme online)
18.Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)
19.Flutura Açka (E pranishme online)