Pas aksidentit të rëndë të regjistruar mbrëmjen e së martës në Itali 16-vjeçari shqiptar, Gabriel Alibeaj ka humbur betejën me jetën.
I riu ndërroi jetë ditën e djeshme një ditë pas aksidentit i cili e la të plagosur rëndë në kokë.
Gjendja e djalit u shfaq kritike për ekipet e shpëtimit, të cilët e transportuan menjëherë në spitalin Cisanello të Pizës.
Lajmin për vdekjen e ka dhënë skuadra e futbollit në të cilën ai ka luajtur, Lunigiana Pontremolese 1919, e cila në një postim në Facebook ka shprehur dhimbjen më të thellë për atë që ka ndodhur.
Gabriel do të luante në ekipin rajonal nën 17 vjeç si “një nga yjet e referencës”. Klubi gjithashtu pezulloi të gjitha stërvitjet në shenjë zie.
“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij,” shkroi babai i Gabrielit.