Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm ku është gjetur pa shenja jetë një 55-vjeçar.

Ngjarja është në fshatin Guri i Kuq në afërsi të banesës ku jetonte viktima. Mësohet se ai jetonte i vetëm. Viktima me inicialet R. T. u gjet në afërsi të banesë pa shenja dhune.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes ndërsa dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.