Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është angazhuar maskimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezulat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, në një automjet tip “Opel Corsa”, një i mitur qëndron në pjesën e pasme të mjetit, sipër bagazhit.
Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.
Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.