Vrasja e gruas shqiptare Klodiana Vefa në Itali nga bashkëshorti, i cili më pas vrau veten, i ka tronditur të gjithë këtej dhe përtej Adriatikut. Në rrjetet sociale mesazhet kanë qenë të shumta.
Shoqja më e ngushtë e Klodiana Vefës, 36-vjeçares, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, rrëfeu dje kalvarin e vuajtjes së viktimës.
Sipas saj, Klodiana e kishte paralajmëruar fundit tragjik, duke thënë herë pas herë se ditët i kishte të numëruara.
Ajo tregon se autori i krimit ishte vazhdimisht i dhunshëm, por 36-vjeçarja nuk e kishte denoncuar për të njëjtën motiv si shumë raste të tjera me të njëjtin fund, për hir të fëmijëve.“Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj”, thotë ajo. ”Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte”, shton ajo.
Ajo thekson se nëse do të mundte të kthente kohën pas, gjithçka do të bënte