Një biznesmen nga më të fuqishmit në vend është thirrur në SPAK. Gazetari Basir Çollaku thotë se biznesmeni në fjalë, i konsideruar si “oligark”, ka qëndruar për plot 4 orë brenda ambienteve të SPAK.

“Një superbiznesmen, oligark thotë populli, ndër më të mëdhenjt në vend, ka vizituar 4 orë SPAK-un, jo si turist..
Madje për ca punë, e ndihmoi një prokuror që Rama i dhuroi vettingun live…”, shkruan gazetari.

Mbetet ende e paqartë se për cilin biznesmen bëhet fjalë. Por kujtojmë se në media më herët është diskutuar se janë katër të ashtuquajtur “oligarkë” që flitet se janë thirrur apo pritet të thirren nga SPAK.