Një ditë pasi u la në burg nga GJKKO, Jamarbër Malltezi është dërguar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.
Ndërkohë, ditën e sotme ka nisur edhe sekuestrimi i pronave të tij.
Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe ata të Antikrimit Ekonomik kanë nisur që në mëngjes aksionin për sekuestrot e pronave të Malltezit.
Ata ishin në kompleksin e banimit “Magnet” që është ngritur pikërisht në ish-klubin “Partizani”, privatizimi i të cilit ka çuar në burg dhëndrin e Sali Berishës.
Oficerët janë takuar me përfaqësuesit e kompanisë që i kanë njohur me vendimin e gjykatës për sekuestrimin.