Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për t’i hequr masën e sekuestros për pasuritë, mes tyre llogaritë në bankë që iu bllokuan pas nisjes së hetimeve për disa akuza që pikënisjen e kishin nga inceneratorët.

Ish-zv/ kryeministri ndodhet në arrati, kërkim ndërkombëtar për tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave.