Një person ka humbur jetën ditën e premte në Gjakovë, pasi sikur njofton policia e zuri poshtë traktori. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore.