Ngjarje e rëndë në Durrës. Një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike brenda në anije.

Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme. Pjesëtarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet për 18-vjeçarin, trupi i të cilit ndodhet në morg.