E zuri pema e ullirit poshtë/ Humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi dyshohet se i ra përsipër një pemë ulliri në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke prerë ullinj kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Viktima jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi.