Izraeli “zgjeron më tej operacionet” në Gaza me tanke dhe ushtarë.

Ndërkohë, sipas mediave palestineze, janë duke u zhvilluar përleshje mes milicëve dhe forcave izraelite, të cilët kanë tentuar, ndër të tjera, të hyjnë në kampin e refugjatëve të Jabalia, në Gaza, dhe atë të Askarit, në lindje të qytetit të Nablusit.

Ndërsa Izraeli nuk ndal sulmet, komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza janë rikthyer dhe funksionojnë.

Kompania palestineze e telekomunikacionit njoftoi se komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht mes bombardimeve të rënda izraelite të linjave, kullave dhe rrjeteve  që nga orët e vona të së premtes, duke lënë 2.3 milionë banorët e tij të shkëputur nga bota e jashtme mes bombardimeve të rënda ajrore dhe tokësore izraelite.

Ushtria izraelite ka postuar foto duke u përgatitur për sulm tokësor në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se Izraeli ka hyrë në fazën e dytë të luftës së tij me Hamasin dhe ka vendosur ushtarë dhe komandantë “në të gjithë” Rripin e Gazës.

Ai thotë se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”. “Jemi gati për pushtim tokësor”.