Në datë 24 Tetor është caktuar personi që do të administrojë pasurinë që gjykata me kërkesë të SPAK-ut vendosi që t’i sekuestronte dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Administratorja e pronave e caktuar nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është Eglantina Osmanlli.
Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim i daljes jashtë vendit është caktuar për Sali Berishën, që ka refuzuar të paraqitet në gjykatë. Në total janë 25 pasuri që i janë sekuestruar Malltezit.