Ky është Besnik Toma, tashmë i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.

Klan ka publikuar foto të kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.

Konflikti për pronat në 'Kepin e Rodonit', dalin PAMJET nga

Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.

Konflikti për pronat në 'Kepin e Rodonit', dalin PAMJET nga

Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit.

Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie, dokument të cilin thonë se janë pajisur dhe banorët e zonës.

Konflikti çoi në pranga 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputetin, Mark Frroku, i cili përpara grupit hetimor ka pohuar se është gjendur në atë konflikt si personi i nënkontraktuar nga kisha për ndërtimin e rrethimit të sipërfaqes që u bë mollë sherri.