Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar në shkresë Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha ku kërkohet marrja në pyetje e këtij të fundit.
Shkresa mban datën 14 Nëntor 2023 dhe është administruar nga Protokolli i Kuvendit.
Ndaj ish-Kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë Shqipërisë në lidhje me hetimet që po zhvillohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për akuzën e korrupsionit pasiv.
Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza dhe refuzon të njohë vendimin e gjykatës për këtë masë sigurie, me argumentin se fillimisht duhej të merrej autorizim nga Parlamenti për shkak se është deputet.