Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar si u soll Behar Bajri drejt Shqipërisë, pas vendimit për ekstradim nga Franca.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se Behar Bajri konsiderohet një personazh mjaft i rrezikshëm dhe për autoritetet ka qenë sfidues transporti dhe sjellja e tij, për shkak të frikës se mos sulmohej autokolona, që do ta transportonte nga aeroporti drejt qelisë.
“Francezët kanë kërkuar që Behar Bajri të transferohej gjatë ditës, të mos kishte tentativa për të sulmuar autokolonën që do ta transportonte. Mënyra si është eskortuar, me super masa sigurie. Ka udhëtuar edhe agjent i Interpoli francez. E konsiderojnë si person mjaft të rrezikshëm.
Ka vrarë shokun e tij të ngushtë dhe pasi e ka vrarë i ka shkuar në varrim. Kur ka vajtur SPAK dhe ka këqyrur vendin e ngjarjes, rezulton se numri i plumbave, kalibri, pozicioni i viktimës… Ai ka shkuar edhe më tej, ka thënë më shau dhe doja ti bija prapë.
Kur pala franceze ka parë dosjen dhe ashpërsinë e tij, kaq ka mjaftuar që ai të vijë në Shqipëri”, tha ndër të tjera Lala.