Reshjet e dëborës me intensitet kanë qenë edhe gjatë natës prezente në qarkun e Korçës, ndërsa në disa zona vijon të ketë ende.
Sipas informacioneve, në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës rreth 1 metër.
Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëngjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren.
Raportohet se 4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë. Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët. Po ashtu raportohet se ka probleme me energjinë elektrike në 3 bashki të qarkut, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.
Mësohet se në Potgozhan 200 familje janë pa energji elektrike, në Gjyrës Bradvice 24 familje, në Prenisht dhe Vithkuq 124 familje, në Rehove 57 familje. Po ashtu pa energji elektrike janë 61 familje në Gjionç Prodan, ndërkohë grupet e punës ndodhen në terren.
Në qarkun e Kukësit, dëbora ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të segmentit rrugor Qafë Borje-Doganë. Ndërsa problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në disa fshatra.
Konkretisht, ka probleme me furnizimin me energji elektrike në:
Njësia administrarive Bushtricë: fshatrat Kalis dhe Arrën
Bashkia Kukës: Fshatrat, Cahan, Mulaj dhe Dajç.
Njësia administrative Qendër Krumë
Njësia administravite Gjolaj: fshatrat Pogaj dhe Kishaj
Njësia administrative Gjinaj
Bashkia Has: fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh
Njësia administrative Tropojë e vjetër: fshatrat Zogaj, Kepenek, Kam dhe Çorraj
Njësia administrative Bytyq në bashkinë Tropojë