Grupi iranian i hakerave “Homeland Justice” kanë sulmuar kopaninë e telefonisë shqiptare “One Albania” duke vjedhur të dhënat e abonentëve.
Njoftimin e kanë bërë në rrjetin e tyre “Telegram”, ndërsa thonë se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhur.
“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, thuhet në mesazhin e hakerave.
Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.
Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!
“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.